Hapet ekspozita “Modernizimi i Ferizajt 1960-1990”

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 17:02 | Nga

Sot, më datë 12 janar 2017, do të hapet ekspozita “Modernizimi në Ferizaj në vitet 1960-1990”, në Galerinë e Arteve të qytetit (Ferizaj), duke filluar nga ora 18:00.

Ekspozita është përgatitur nga stafi akademik i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor: dr. Kujtim Elezi e PhD Cand. Arber Sadiku etj., si dhe studentët e këtij fakulteti të UBT-së – Dega në Ferizaj.

Prezantimi i punës do të shfaqet para publikut, përmes pamjeve të objekteve të ndryshme arkitekturore në qytetin e Ferizajt, gjatë një periudhe 30 vjeçare.

 

Të ngjashme