Haradinaj i dërgon shkresë Kuvendit, kërkon seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 17:46 | Nga Mehmet Krasniqi

Haradinaj ka mbajtur konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, ku është proceduar Projekligji i cili përmban raportin e komisionit të Bulliqit dhe deklaratën e arritur mes dy presidentëve.

“Ndër temat e para në mbledhje ishte çështja e demarkacionit, e cila është procedu në Kuvend. Projektligjj përban raportin e komisionit të Bulliqit dhe deklaratën e arritur mes presidentëve. Sot i kam drejtu Kuvendit një shkresë ku kam kërku seancë të jashtëzakonshme për të enjten në ora 11”, tha Haradinaj.

“Ne nuk e obligojmë Malin e Zi. Është vendim i tyre. Deklarata e presidenteve e ka dhënë mundësinë e korigjimit të dy sektorëve. Raporti i komisionit dhe deklarata na ka kriju terenin me ecë përpara”.

Sipas tij, Qeveria është mirënjohëse Malit të Zi që i ka hapur rrugë zhbllokimit të çështjes së demarkacionit.

Në konferencë Haradinaj është pyetur edhe për takimin e tij me drejtuesit e SBAShK-ut në lidhje me çështjen e grevës. Ai ka thënë se së shpejti do të gjindet një zgjidhje edhe për këto kërkesa.

“Po kemi pas sot takim. Jemi në proces me modelu një zgjidhje. Në një të ardhme të afërt do ta kemi një zgjidhje”, tha Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme