Haradinaj dhe kabineti i tij ngushëllojnë familjen Vokrri

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 14:32 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me kabinetin qeveritar vizitoi familjen e të ndjerit Fadil Vokrri për ngushëllime.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i shprehu ngushëllime familjes Vokrri duke shtuar se do ta kujtojnë për të mirë me vizionin që ai kishte, raporton Ekonomia Online.

“Gjithë familjes së ngushtë dhe të gjerë dhe gjithë njerëzve dashamirë të sportit në emër të qeverisë, të zv.kryeministrit Pacolli, të bashkëpunëtorëve, të ministrave, të stafit politik iu shprehim ngushëllime, e kujtofshim për të mirë me vizionin që ai e ka pasë”.

I pari i vendit falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e ceremonisë së varrimit dhe për nderimet e fundit që iu bënë me mbledhjen komemorative.

“Jemi të gëzuar që nuk jemi koritë në nderimin e fundit që e kemi pasë borxh me ia ba, më vjen mirë që po ju takoj juve sot”.

Ndërsa zv.kryeministri Behgjet Pacolli tha se do kujtohet gjithmonë me krenari emri i Fadil Vokrrit, raporton EO.

“Ta kujtojmë gjithmonë me krenari emrin e tij”.

Për ngushëllime me kryeministrin Haradinaj ishin edhe ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri etj., si dhe stafi politik i kabinetit të Haradinajt.

Të ngjashme