Haradinaj e quan qesharake idenë e shkëmbimit të territoreve

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 16:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Haradinaj në pyetjen e gazetarëve rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, ka thënë se është kundër ndryshimit të kufijve dhe se një ide e tillë është qesharake.

“Ideja për shkëmbimin e territoreve është qesharake. Habitem nganjëherë se kush po i nxitë, jam kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës së sotme. Edhe mediet duhet të kenë kujdes”, tha Haradinaj.

Ai është pyetur edhe për mundësinë e përfshirjes së ShBA-ve në dialogun me Serbinë.

“Nuk mund të presim deri në pafundësi për njohjet nga 5 vendet e Bashkimit Evropian por as nuk mund të presim as fqinjët tonë”, tha Haradinaj.

Të ngjashme