Haradinaj edhe një mesazh lamtumirës për Vokrrin

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 09:44 | Nga

Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është varrosur dje me nderime të larta shtetërore në varrezat e qytetit të Prishtinës.

Qindra qytetarë, zyrtarë të lartë e sportistë i kanë dhënë lamtumirën Vokrrit, i cili dje kishte pësuar sulm në zemër.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot përmes një postimi në Facebook, e kujtoi edhe njëherë. Falënderoi edhe ata që ishin bashkë për të bërë homazhe.

Postimi i Haradinajt:

Faleminderit Mjeshtër!

Faleminderit që na bashkove edhe në ditën e kalimit tënd në amshim, siç na bëre bashkë për dekada me lojën tënde brilante në fushën e gjelbër.

Faleminderit që i dhe frymë ndjenjës së fitores dhe shijes së suksesit!

Fadil, Ti ishe i të gjithëve dhe dje të nderuam të gjithë,

Ti i dhe identitet Kosovës në arenën sportive ndërkombëtare dhe hyre në pavdekësi.

Ndërsa, ju qytetarë të nderuar, sportistë dhe pjesëmarrës nga vendi dhe jashtë, që nderuat emrin e Fadil Vokrrit, njeriut që na ka bërë krenarë, faleminderit që ishit me ne, në homazhe, në mbledhjen komemorative dhe në varrim.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Fadil!

Të ngjashme