Haradinaj: Incidenti në Deçan s’kishte të bënte me mua, unë e qetësova situatën

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 15:07 | Nga

Sot në Deçan është zbuluar shtatorja e Beg Rizaj.

Gjatë zbulimit të shtatores, pati përplasje mes vëllait të të ndjerit Beg Rizaj, Ali Rizaj dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, por të cilën Haradinaj e demanton dhe thotë se nuk kishte të bënte me të por mes vëllezërve Rizaj.

Haradinaj, gjithashtu thotë se vetëm e ka qetësuar situatën për ta ruajtur figurën e luftëtarit Rizaj.

Postimi i Haradinajt:

Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria.

Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllaut të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje.

I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjërë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua.

Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme