Haradinaj për policët e zhdukur: Disa persona prej kafiqave në Prishtinë po japin këshilla si të veprohet

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 11:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit tha se shumë persona prej kafiqave në Prishtinë po japin këshilla për gjetjen e dy policëve të zhdukur gjashtë ditë më parë pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, pa e përcjellë situatën nga afër nuk mund të jepen parashikime.

“Është shqetësim yni, që ka prekur çdo institucion dhe pore të shoqërisë tonë. Më së vështiri e kanë familjarët. Por ka koordinim atje. Disa në Prishtinë, duke ndenjur nëpër kafe po u japin këshilla atyre”.

“Është e vërtetë që policët e Kosovës nuk kanë sigurim shëndetësor dhe duhet trajtuar këtë temë, natyrisht. Por unë i falënderoj të gjithë ata që po merren me këtë rast”.

Të ngjashme