Haradinaj takohet me Minxhozin, flasin për zgjedhjet e Kosovës

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 09:48 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Haradinaj ka thënë se me Minxhozin ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

“Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij ën Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme