Haradinaj takon ish kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 18:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ish-kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin e ish-kryeministrit Davutoglu dhe të diplomacisë turke në lobimin për shtimin e numrit të njohjeve dhe për procesin e përgjithshëm të shtetndërtimit.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, për proceset e integrimit euroatlantik dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast kryeministri Haradinaj theksoi se në Kosovë është krijuar një klimë e favorshme për investitorët potencial.

Ish-kryeministri Ahmet Davutoglu përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe qytetarët e Kosovës për 10 vjetorin e pavarësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset që janë shënuar gjatë kësaj dekade.

Të ngjashme