Haradinaj: Viktimat e dhunës seksuale duhet të kenë trajtim të dinjitetshëm në shoqëri

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 12:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në konferencën me temën “Përtej Mbështetjes Financiare”, të organizuar nga Fondacioni për Zhvillim të Komunitetit (CDF) në bashkëpunim me “Kosova Women for Women” dhe IPP nga Izreali, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se çështja gjinore në është në një proces, ose në një fazë pak më të vonuar të barazisë gjinore

“Çështja gjinore në vendin tonë është në një proces, ose në një fazë pak më të vonuar të barazisë gjinore. Ndërsa kur kemi të bëjmë me dhimbjet e luftës edhe këtu është një diferencë e madhe se si janë trajtuar këto dhimbje”, tha kryeministri Haradinaj në hyrje të fjalës së tij.

Sipas komunikatës kryeministri Haradinaj vlerësoi se edhe pse institucionet e Kosovës nuk janë aq të përgatitura dhe jo me aq njohuri dhe përvojë në këto tema, janë duke e dëshmuar gatishmërinë e tyre që kjo temë e dhimbjes dhe e plagës së luftës ta fitoj të drejtën e vet, një e drejtë që nuk është vetëm materiale dhe ligjore, por më shumë se aq.

“Dua t’ju siguroj se institucionet e vendit e ndjejnë pjesën e tyre të përgjegjësisë, mirëpo kjo temë kërkon angazhimin e të gjithëve. Dhe, pa një mobilizim të të gjithëve vështirë se do ta përmbyllim me sukses këtë proces, që të mund t’ju ofrojmë viktimave të dhunës seksuale trajtim të dinjitetshëm në shoqëri”, tha kryeministri Haradinaj, duke siguruar  se ajo që është në natyrën e punës së ekzekutivit, si zbatues i obligimeve që burojnë nga legjislativi, do ta ketë vëmendjen e nevojshme.

Iliriana Gashi, udhëheqëse e “Kosova Women for Women”, tha se konferenca e sotme e titulluar “Përtej mbështetjes financiare”, synon të shkoj një hap më tutje në përkrahje të personave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës, por edhe e grupeve të tjera të margjinalizuara.

“Sipas disa llogarive në Kosovë janë rreth 20 mijë persona që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare. Dua t’i falënderoj për qëndresën e tyre që duke pasur një përkrahje shumë të limituar kanë gjetur forcën dhe janë ballafaquar jo vetëm me traumën, por edhe me sfidat e stigmatizimit, injorimit dhe të mos flasim për problemet tjera që i sjellë periudha e pasluftës për shumicën e popullatës”.

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili tha se janë duke punuar që kësa kategorie të shoqërisë t’iu ofrojnë aftësim professional dhe punësim.

“Komisioni Qeveritar ka nisur zyrtarisht procesin e verifikimit dhe statusit dhe sekretaria deri më tani ka pranuar 180 deri më tani, e dimë se kjo nuk mjafton të shlyejë plagët e tyre. Ne jemi duke punuar t’iu ofrojmë aftësim profesional dhe punësim”.

Të ngjashme