Haxhiaj informon Shalën për ndërmarrjen “Drini i Bardhë”

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 16:19 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë” të kryesuar nga kryeshefi Bedri Haxhiaj të cilët i njoftoi me qasjen bashkëpunuese të MMPH-së me kompanitë Publike.

Haxhiaj e njoftoi ministrin Shala për funksionimin e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë”, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo kompani kohëve të fundit në menaxhimin e saj, me theks të veçantë çështjen e portave dhe pendave të sistemit të ujitjes.

MMPH-ja duke pasur ndër prioritete e saj edhe çështjen e ujërave, shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë më shumë me kompanitë, në rastin konkret me Kompaninë “Drini i Bardhë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme