Hivzi Islamit i ndalohet sërish hyrja në Serbi

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Akademik Hivzi Islami nuk po mund të shkojë në Bujanoc të Luginës së Preshevës, atje ku edhe i ka familjarët e tij.

Islamit edhe sot iu ndalua hyrja për në Serbi, njëjtë sikurse i kishte ndodhur para disa ditësh.

Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet Facebook-ut, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Pala serbe definitivisht është e painteresuar dhe totalisht joserioze ne zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Sot, për here të dytë përsëriti ndalimin e akademikut Hivzi Islami ne piken kufitare me Serbinë. Zyrtarët e Kosovës dhe qytetarët tanë në vazhdimësi përballen me gjëra të tilla. BE do të lajmerohet nga ana jone që reciprociteti nga ana e Kosovës është mundësi reale tani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme