Hoti: Thaçi e Mustafa po na prishin me malazezët

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 09:04 | Nga

Çështja e demarkacionit nuk duhet trajtuar më sepse asaj i ka ardhur fundi.

Është parë dhe është vërtetuar se komisioni qeveritar ka gabuar në përcaktimin e demaskimit me Malin e Zi dhe për pasojë ka ndodhur një aktivitet i madh i opozitës dhe qytetarëve, një reagim plotësisht i arsyeshëm dhe që e ka nxjerr në pah dëmin që ia ka bërë komisioni qeveritar dhe qeveria aktuale, konkretisht Thaçi e Mustafa, Kosovës.

Kështu është shprehur deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti në Tribuna Channel.

“Me 1 shtator Mustafa nuk është dashur ta largoi nga rendi i ditës demarkacionin, por është dashtë të vazhdohet me votim, për çka jam i bindur se si i tillë ai do të dështonte dhe sigurisht do të hapej rruga procesit”, ka deklaruar Hoti, duke shtuar se kështu demarkacioni si i tillë do të rrezohej në Kuvend.

Pas kthimit në pikën zero do të hapej rinegocimi duke kërkuar këtu edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe qeverisë së Malit të Zi.

“Nuk është në interes të Kosovës që të kemi ndonjë armiqësi me Malin e Zi, ose marrëdhënie të tensionuar me këtë shtet, por thjeshtë kur ke njerëz të papërgjegjshëm si Hashim Thaçi e Isa Mustafa, të krijojnë raporte negative edhe me miq”, ka deklaruar deputeti i Nisma-s.

Ai thotë se nuk ka qenë e lehte të krijohen marrëdhënie miqësore mes Kosovës dhe Malit të Zi, por këtu duhet ta themi shkurt se nuk është opozita ajo që po i shkatërron këto marrëdhënie, por ato po i shkatërron Hashim Thaçi e Isa Mustafa me veprimet e tyre të papërgjegjshme, karshi ligjeve dhe sovranitetit të vendit.

Hoti ka folur edhe për Ligjin për Trepçën, buxhetin e vendit dhe ka komentuar deklaratat e ish-guvernatorit Hashim Rexhepi drejtuar zyrtarëve të shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme