Hoti uron 10 vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 09:38 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i ka uruar të gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e Pavarësisë, njofton Klan Kosova.

Më poshtë urimi i plotë:

Urime 10 vjetori i pavarësisë.

Në këtë ditë të veçantë, shpreh mirënjohje të thellë për ata që sakrifikuan: të rënëve dhe invalidëve të luftës, të burgosurve gjatë regjimit jugosllav dhe serb, mjekëve dhe arsimtarëve të viteve të 90-ta që shërbyen me përkushtim, diasporës që mbështeti mbijetesën tonë në Kosovë dhe luftën për liri, veprimtarëve të të gjitha subjekteve të prirë nga LDK që mbajtën gjallë institucionet e shtetit të Kosovës nën okupim.

Do të jemi gjithherë mirënjohës ndaj shteteve mike të BE-së dhe SHBA-së që na dolën në mbrojtje në ditët më të vështira.

Zoti e bekoftë Kosovën në këtë ditë të shenjtë, zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme