Hoti uron Maqedoninë dhe shqiptarët atje për maturinë në marrëveshjen me Greqinë

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 18:08 | Nga

Sot është nënshkruar marrëveshja në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit, ku prej tash ajo thirret Maqedonia Veriore.

Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Avdullah Hoti, ka uruar popullin maqedon dhe shqiptarët për finalizimin e kësaj marrëveshjeje pas mbi 25 vjetësh.

“Marrëveshja historike në mes të Maqedonisë dhe Greqisë përmbyll një çështje të hapur në Ballkan dhe siguron perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë”, ka thënë Hoti përmes Facebook.

“Urime të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe në veçanti partive shqiptare atje për maturinë politike të treguar në këtë proces”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme