Hoxha: Gjykatat duhet ta marrin shembull Gjilanin

Gjilan | 21 Shk 2017 | 15:36 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në vazhdën e vizitave nëpër gjykatat themelore të vendit, vizitoi atë të Gjilanit, me ç’rast u prit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit, Afrim Shala.

Pas takimit Hoxha tha se kanë biseduar për sfidat me të cilat po përballet kjo gjykatë, duke shprehur përkushtimin e saj për të ndihmuar në avancimin e kësaj gjykate.

Ajo tha se kjo gjykatë është model për të gjitha gjykatat tjera nga të cilat pret rezultate të njëjta, raporton Ekonomia Online.

“Sektori i sundimit të ligjit si proces do të fillojë me reforma të thella në të gjithë sektorin. Por gjithashtu kemi biseduar edhe për mundësitë e rritjes të numrit të gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve institucionalë, por gjithashtu të iu ofrojmë edhe përkrahje të parazervë për punën që po bëjnë. Sidomos Gjykata këtu në Gjilan është model për rezultatin që ka arritur dhe shpresojmë që t’i shohim këto rezultate edhe në gjykatat tjera në bashkëpunimin tonë të mëtutjeshëm”, tha ministrja Hoxha.

Ajo ka folur edhe për fuqizimin e sundimit të ligjit duke thënë se është parakusht për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon shteti ynë.

“Sundimi i ligjit është parakusht për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon shteti ynë qoftë proceset eurointegruese, qoftë euroatlantike por gjithashtu edhe proceset konkrete siç janë procesi apo agjenda e reformave evropiane, raporti i progresit e të gjitha këto”, thekoi Hoxha.

Ministrja Hoxha foli edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë duke thënë se janë duke punuar në plotësim ndryshimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

“Nuk do të bëjmë ndryshime në ligje sa për të thënë se po japim kontribut në procesin e rishikimit. Do të bëjmë ndryshime konform me standardet e Bashkimit Evropian, por edhe në koherencë me rrethanat tona. Do të vejmë theksin aty ku esencialisht preket qytetari, duke e forcuar integritetin e gjyqësorit, si dhe duke e rritur besueshmërinë ndaj tij. Fuqizimi i sundimit të ligjit po ashtu i kontribuon procesit të integrimeve euro-atlantike, andaj ky është prioriteti ynë themelor”, theksoi Ministrja Hoxha.

Kurse, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala theksoi se kanë diskutuar për problemet e ndryshme më të cilat po përballet sistemi gjyqësor me sfidat, llogaridhënien, transparencën e të tjera.

“Vëmendje të posaçme i kemi kushtuar ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve, mirëpritëm iniciativën e MD se kur është fjala për ligje qe ndërlidhen me sistemin gjyqësor atëherë në grupe punuese dhe komisione të marrin pjesë sa më shumë gjyqtarë për arsye se gjyqtarët janë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë i zbatojnë dispozitat ligjore, praktikën tonë gjyqësore dhe nëse një gjë nuk është e mundur atëherë kërkuam nga ministrja qe se paku gjyqtarëve tu jepet mundësua që komentet e tyre për projktligje të caktuara ti bëjnë në formë të shkruara”,deklaroi ai.

I pyetur se a do të kandidojë për kryetar gjykate pasi qe tani është vetëm ushtrues detyre ai tha se tani nuk mund të përgjigjet në këtë.

“Tani për tani nuk mund të deklarohem në pyetjen tuaj sepse kjo varet edhe prej meje si gjyqtarë i kësaj gjykate duhet të bisedohet për këtë çështje nuk do të thotë që çdo gjykatës me qenë edhe menaxher i mirë kështu që na duhet kohë për të analizuar se çfarë është në interes të Gjykatës”.

Pas fjalimit Shala ia dhuroi edhe një mirënjohje ministres Hoxha në shenjë falënderimi.

 

Të ngjashme