Hoxha: Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë

Prishtinë | 17 Jan 2018 | 13:35 | Nga

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu”.

Ministrja Hoxha ka theksuar “Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar, na bëjnë përjetësisht krenar”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Skënderbeu është gurthemeli i vetëdijes dhe qenësisë tonë nacionale. Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu.

Në këtë 550 vjetor të kujtesës së kalimit të Skënderbeut në amshim, kujtojmë me nderim angazhimin e tij për fuqizimin e pavarësisë dhe orientimin e miqësisë ndaj shteteve perëndimore.

Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar, na bëjnë përjetësisht krenar.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme