Hoxha: Sundimi i ligjit, parakusht për zhvillim ekonomik

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 20:30 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës së sotme në Prizren ka vizituar edhe disa biznese ku u njoftua më për së afërmi me sfidat dhe problemet ligjore që ballafaqohen bizneset.

Ajo gjatë vizitës që u bëri këtyre bizneseve theksoi se fuqizimi i sundimi të ligjit është kryesor për zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik.

“Sot vizita ime në Prizren ka për qëllim përçimin e mesazhit se sundimi i ligjit është kryesor sidomos për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm ekonomik” ka thënë ajo.

Gjatë vizitës që i bëri kompanisë “Er Abi”, ministrja theksoi se është e lumtur që në krye të kësaj kompanie qëndron gruaja.

“Dua të bart mesazhin se gratë duhet të inkurajohen sa më tepër që të marrin pjesë në shoqëri, në vendimmarrje në pozita udhëheqëse dhe kudo që janë ato qofshin në sektorin e sundimit të ligjit, qofshin në sektorin privat shoqëror por gjithashtu edhe në sektorin ekonomik në prodhimtari sepse ne po shohim suksese të grave prandaj këtu jam për ta ofruar mbështetjen time personale”, ka thënë Hoxha.

Kurse drejtoresha e Kompanisë “Er Abi”, Ymrane Fusha duke falënderuar ministren Hoxha për vizitën që u bëri tha se vizita e saj është përkrahje për ta në mënyrë që të prezentohen prodhimet vendore.

Ministrja Hoxha po ashtu ka vizituar edhe kompaninë “Renelual Tahiri”.

Të ngjashme