Hoxha: USAID ndihmon reformat e procesit integrues

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 13:45 | Nga

Prishtinë, 20 Mars 2018 – Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka pritur në takim znj. Gretchen Birkle, zëvendës asistenten e Administratorit të USAID-it, Byroja për Evropë dhe Euro-Azi në Uashington, me ç’rast diskutoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues.

Ministrja Hoxha, vuri në pah të arriturat e procesit integrues dhe sfidat e integrimit euro-atlantik, duke vlerësuar progresin e Kosovës në këtë drejtim. Ministrja vlerësoi si tejet të rëndësishme përkrahjen e USAID-it në realizimin e prioriteteve shtetndërtuese, sundimin e rendit dhe ligjit si dhe zhvillimin ekonomik.

“USAID me projektet e veta, është vërtetë përkrahje e fuqishme e qytetarëve amerikan për Kosovën. Shpreh mirënjohje të thellë për përkrahjen SHBA-së dhe të USAID-it, por edhe përkushtimin tonë të plotë për avancimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, theksoi Ministrja Hoxha.

USAID, mbetet e përkushtuar në përkrahje të prioriteteve të Kosovës, theksoi Birkle, duke vlerësuar të arriturat e deritashme.

Gretchen Birkle, vlerësoi lartë, të arriturat në procesin integrues, realizimin e MSA-së dhe Agjendën Evropiane të Reformave duke shtuar se USAID-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe fusha të tjera në interes të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme