Hoxha viziton bizneset mitrovicase që menaxhohen nga femrat

Mitrovicë | 11 Pri 2017 | 14:44 | Nga Kaltrina Zymberi

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka vizituar disa biznese në Mitrovicë që menaxhohen nga femrat.

Së pari ka vizituar fabrikën e përpunimit të Qelqit, “Tiki Mozaik”, me ç’rast drejtuesve të saj iu tha se ka ardhur këtu që të promovojë të drejtën trashëgimore, por edhe të barazisë gjinore.

Ministrja e Drejtësisë, ka theksuar se roli i gruas në shoqëri, por edhe e drejta e saj për trashëgimi rrit ekonominë e vendit, por edhe i ndihmon sundimit të ligjit në Kosovë.

Menaxherja e kësaj fabrike Arjeta Nuredini ka thënë se më shumë se 50% të të punësuarve janë femra, duke treguar përkushtimin për ngritjen dhe avancimin e kësaj gjinie në mënyrë që të jenë të përgatitura për tregun e punës.

Hoxha po ashtu ka vizituar edhe fabrikën e ëmbëlsirave, “Missini Sweet, ku u prit  nga drejtoresha Sebahate Misinin, e cila e falënderoi ministre Hoxha për vizitën.

Ajo gjatë kësaj vizite ka takuar edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare në këtë qytet.

Të ngjashme