Hoxhaj takon Shefin politik të FSK-së, koordonohen për në NATO

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 12:57 | Nga

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka takuar ministrin e FSK’së, Haki Demolli për të koordinuar hapat e ardhshëm në konsolidimin e një qëndrimi të përbashkët të Kosovës në raport me NATO’në.

“Hoxhaj e ka takuar Demollin vetëm dy ditë para vizitës së tij në NATO, ku pritet të takohet me Zëvendësekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, ambasadorin Alexander Varshboë dhe disa figura të tjera politike e ushtarake të rëndësishme.

Hoxhaj do të shtroj dhe insistoj në takime me zyrtarët e lartë të NATO-së nevojën e formalizmit të marrëdhënieve kontraktua le me Aleancën Veriatlantike para Samitit të radhës që mbahet në Dhjetor ku pritet që Kosova të shënoj një hap të ri raporteve.

Po ashtu, temë diskutimi do të jetë edhe rritja dhe roli i ri i FSK-së sa i përket misionit të saj dhe fushë-veprimtarisë.

Në Bruksel, Hoxhaj në fillim të javës do të takoj edhe Komisione-rin Hahn, Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini dhe eurodeputetë”, thuhet në kumtesën dërguar për media.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme