“Hulumtimi” i historianit serb, Skënderbeu ishte me prejardhje serbe

Prishtinë | 07 Sht 2016 | 17:12 | Nga

Skënderbeu ishte serb historia moderne zbulon të vërtetën në lidhje me origjinën Gjergj Kastriotit! Kështu nis shkrimi në të përditshmen serbe, Kurir, i cili i referohet një hulumtimi të një historiani serb, i cili gjoja e ka vërtetuar prejardhjen e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të cilit thuhet se ai është një serb!

Historiani serb Predrag Petroviq, ka publikuar hulumtimin e tij disa vjeçar për heronjtë e shekullit 15, në të cilin thuhet se Gjergj Kastriot Skënderbeu është me prejardhje serbe dhe jo shqiptare siç thuhet në librat e Historisë!

Në këtë hulumtim personaliteti i Skënderbeut, përshkruhet si shumë i rëndësishme për historinë e rezistencës kundër pushtuesve otomanë në Ballkan.

Në këtë hulumtim cilësohet si e gabuar perceptimi se ishte shqiptar dhe krijues i kombit shqiptar. Karakteri i tij prej luftëtari kundër osmanëve është interpretuar gabimisht, si një luftëtarë për ruajtjen e vetëm të kombit shqiptar dhe personaliteti i tij është paraqitur si simbol kombëtar i shqiptar duke kontribuar në krijimin e kombit shqiptar dhe se si ai kishte ringjallur dhe bashkuar kryengritjen shqiptare kundër turqve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme