A ia shuajti Spanja ëndrrën Kosovës për anëtarësim në BE?

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 16:15 | Nga

Spanja ka bërë që Kosovës t’i dëmtohet shumë ëndrra për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), meqë ashtu siç edhe ishte paralajmëruar javën e kaluar Madridi nuk ka lejuar që strategjia e Komisionit Evropian për zgjerim të BE në Ballkanin Perëndimor ta trajtojë Kosovën si shtet që do të anëtarësohej ashtu si edhe tjerat vendet të rajonit transmeton dtt.net.

 Sepse Spanja nuk e njeh Kosovën, Madridi e ka detyruar KE-në që në strategjinë e zgjerimit të shpalosur sot para Parlamentit Evropian ta zbusë tej mase fjalorin ndaj Kosovës dhe vendit nuk i premtohet rruga për hyrje në BE, përderisa Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bosnjës po. Spanja është një nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania janë katër shtetet e tjera që janë kundër.
Për shkak të kësaj situate, Komisioni Evropian sot në strategjinë e zgjerimit tha me fjalë të tjera se Kosova tash për tash nuk mund të bëjë hapa drejt anëtarësimit në BE për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së saj nga pesë shtetet.
“Kosova ka një mundësi për përparim përmbajtësor përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit dhe të shkojë para në rrugën Evropiane të saj atëherë kur rrethanat objektive e lejojnë”.

Sipas parashikimeve të KE-së në dokumentin e prezantuar sot në Strasbourg, Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në bllokun evropian aty nga viti 2025. Për Shqipërinë dhe Maqeodoninë KE thotë se është e gatshme të propozojë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit kur të përmbushin kushtet. Bosnja ndërkohë, sipas KE-së ka gjasa që të marrë statusin e vendit kandidat për hyrje në BE.

Megjithatë, komisioneri Johanes Hahn, Hahn foli për televizionin “O2” në strategjinë për zgjerim të BE-së dhe të specifikohet se 2025 është “realist dhe i arritshëm, por edhe afat ambicioz, shkruan Periskopi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme