Inaugurohen pajisjet klorifikuese të ujit në “Velani”

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 10:54 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga ambasadori i Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Mejhen, dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Avdullahu, kanë bërë inaugurimin e pajisjeve të reja klorifikuese në stacionit pompues “Mirëdita” në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Këto pajisje të këtij projekti më vlerë prej 20 mijë euro donacion i Sllovenisë u vlerësua se do të përmirësojnë cilësinë e ujit për 70 000 mijë konsumatorë në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Ministri Stavileci tha sot më shumë se asnjëherë, jo vetëm tek ne,  por edhe në të gjitha vendet e botës pothuajse gjëja më e rëndësishme, ajo që ndoshta deri dje konsiderohej si ekzistenciale siç janë çështjet e energjisë edhe të ujit, sot po bëhen globale.

“Natyrisht që kompania rajonale e ujësjellësit ‘Prishtina’ është në një rrugë të mirë të realizimit të projekteve të shumta të cilat kanë për qëllim edhe zgjerimin edhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë banorët e Prishtinës por edhe për banorët e komunave të tjera”, ka thënë Stavileci.

“Kohë më parë ne kemi qenë në vizitë në dy stacione të reja të cilat do ta ndryshojnë në tersi pamjen e këtij sektori dhe konkretisht të aktivitetit të furnizimit me ujë të pijes, por natyrisht që ato nuk janë të vetmet dhe siç e shohim edhe sot ka edhe shumë projekte të tjera që sado që duken të dimensioneve më të vogla dhe prapë se prapë janë  shumë të rëndësishme dhe do të thosha vitale për furnizimin me ujë të pijshëm”, shtoi ai.

“Kjo tregon që kompania rajonale e Ujësjellësit Prishtina do të jetë kampione e këtij sektori dhe po e dëshmon se janë në rrugë të mbarë që gjithmonë është në shërbim të qytetarëve në furnizim cilësor me ujë të pijshëm”, ka thënë ai.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, tha se me digjitalizimin e klorinatorëve do të vazhdojnë në tërë Kosovën.

“Është një inovacion që është bërë nga inxhinierët tanë dhe shpresojmë që këto inaugurime dhe këto të mira që po prekin qytetarët e Prishtinës të vazhdojnë. Është një punë e mirë e cila do të bëjë klorinimin e ujit nga liqeni i Badovcit në ardhje në këtë rezervar. Kjo pikë furnizon 30 për qind të kryeqytetit dhe është një ndër rezervarët e mëdhenj që ka Prishtina”

“Këtë vit do ta arrijmë një furnizim 24 orë me ujë”, tha ai.

Ndërsa, ambasadori i Sllovenisë në Prishtinë, Miljan Mejhen, theksoi se është privilegj që Sllovenia dhe Kosova kanë një shoqëri të mirë politike, por edhe ekonomike.

“Ju e dini që Sllovenia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore për një kohë shumë të gjatë, përgjatë gjithë historisë .Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike në mes të vendeve por edhe marrëdhënie ekonomike. Sllovenia është një nga investitorët  më të mëdhenj në Kosovë. Ky projekt ka filluar në vitin 2014, jam i gëzuar sot që jam pjesë e inaugurimit. Është shumë e rëndësishme të ruash cilësinë e ujit, edhe në të ardhmen do të kemi projekte të tjera”, ka thënë ai.

Të ngjashme