Inskenon rastin e humbjes së 1100 eurove

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 10:17 | Nga

Një person është arrestuar në fshatin Grabanicë të Klinës për shpërdorim të pasurisë së huaj.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 08:25, i dyshuari ka raportuar se gjersa ishte duke vozitur veturën e cila ishte pronë e firmës ku punonte, vetura është përfshirë nga zjarri dhe sipas tij janë djegur 1100 euro.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes policia konstatoi se i dyshuari ka inskenuar rastin.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se paratë e firmës i kishte shpenzuar dhe me qëllim të mbulimit të humbjes së të hollave kishte deklaruar se të hollat janë djegur në veturë.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme