Ish-kryeministri italian viziton familjen Rugova

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 09:25 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri italian, Massimo D ‘Alema ka vizituar familjen Rugova. Media janë lejuar të  marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ish-kryeministri italian po qëndron në Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema ka takuar presidenti Hashim Thaçi dhe ka qenë mysafirë për iftar në familjen Pacolli.

Politikani dhe diplomati italian D’Alema njihet si njëri nga burrështetasit me karrierën më të gjatë në skenën politike italiane dhe ka qenë drejtues i njërës nga partitë kryesore të këtij vendi mik të Kosovës, ministër i jashtëm i saj dhe afro 30 vjet deputet në Parlament.

Ai është këshilltar i disa Qeverive të fuqishme ndërkombëtare. D’Alema njihet edhe për rreshtimin e vendit të tij – Italisë, anëtar i NATO-s, në favor të ndërhyrjes së armatosur në mbrojtje të Kosovës, duke vënë në dispozicion bazat ajrore të Italisë.

Të ngjashme