Ivanoviq thoshte se qytetarët serbë në veri frikësohen nga serbët, e jo nga shqiptarët

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 12:38 | Nga

Lideri i vrarë i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, muaj më parë kishte deklaruar se gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Mitrovicës nuk është e mirë.

Megjithatë, kishte thënë ai, frika e qytetarëve për këtë gjendje vjen nga serbët, e jo nga shqiptarët, raporton Koha.net.

“Po, situata ka ndryshuar për të keq. Ndjenja e përkeqësimit, e frikës tek populli është e pabesueshme. Nga 100 njerëz me të cilët kam biseduar në javët e para në liri, nuk ka një që në fjalët e para nuk e ka shtruar çështjen e sigurisë. Të kuptohemi menjëherë – ata njerëz nuk frikësohen nga shqiptarët po nga serbët, nga kabadainj dhe kriminelë lokalë që ngasin ‘xhipa’ pa targa. Droga shitet në çdo cep, çdo prind i frikësohet kësaj. Ka pasur edhe në të kaluarën këso gjërash, por jo në këtë masë dhe ata njerëz nuk kanë vepruar me kaq arrogancë sa tani. Policia i sheh të gjitha këto dhe nuk reagon, dhe kështu qytetarët ndjehen të pambrojtur, edhe pse në Policinë e Kosovës në veri të gjithë janë njerëz tanë, serbë. Disa prej tyre janë policë me përvojë që më parë kanë punuar për MUP-in e Serbisë, por as ata nuk po bëjnë gjë”, kishte deklaruar Ivanoviq për revistën “Vreme” të Beogradit më 28 shtator të vitit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme