Jahjaga në Beograd flet për gratë e dhunuara gjatë luftës

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 12:48 | Nga

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të jetë mysafire në Beograd e edicionit të katërt i festivalit “Mirëdita, dobar dan”.

Ky festival do të nisë të mbahet më 31 maj dhe do të përfundojë me 3 qershor. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar këshilltarja e Jahjagës, Gresa Kraja.

Jahjaga do të mbajë një fjalim me rastin e promovimit të librit “Dua të dëgjohem”, një libër mbi kujtimet dhe rrëfimet e grave që i janë nënshtruar dhunës dhe torturës në luftën e fundit në Kosovë.

Ish presidentja, sa ka qenë në detyrë kishte nisur një kampanjë që lidhet me rritjen e vetëdijes publike mbi gratë që kanë qenë cak i dhunës, abuzimit dhe torturës gjatë luftës së vitit 1999.

Në këtë periudhë Jahjaga kishte vizituar të mbijetuarat e krimit gjithandej Kosovës, duke e vënë çështjen e tyre si parësore.

Ajo është angazhuar për rritjen e vetëdijes për këtë çështje të rëndësishme duke ju ofruar ndihmë viktimave që të mos ndjehen të anashkaluara nga shoqëria.

“Mirëdita, dobar dan” zyrtarisht do të nisë në Qendrën Kulturore të Rinisë më 31 maj, ku do të shfaqet edhe filmi “Shok” që është pas nominuar për çmimin prestigjioz Oscar në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme