Jashari: Institucionet publike të respektojnë të drejtat dhe liritë e njeriut

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 12:14 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Avokatit të Popullit, së bashku me një numër organizatash joqeveritare, shënuan Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Me këtë rast u mbajt dhe marsh nga këto organizata me mesazhin “Zgjohu për të drejtat e njeriut”, raporton Ekonomia Online.

Igballe Rugova, nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, tha se sot janë mbledhur për të ngritur zërin për të drejtat e njeriut, që sipas saj ende shkilen.

“Për herë të parë po mblidhemi të gjitha organizatat, nën ombrellën e Avokatit të Popullit, që bashkarisht të ngremë zërin për të drejtat e njeriut…Nuk i kemi të drejtat dhe liritë e njeriut të implemenuara ashtu si thotë Deklarata Universale”.

“Por ne nuk do të ndalemi dhe kjo është  e veçanta se ne kemi dalë bashkarisht të ngremë zërin për të drejtat e të gjithë grupeve në Kosovë, për të drejtat e grave, e komuniteteteve për të drejtat e LGBT-së dhe të gjitha të drejtat e njeriut në Kosovë”, tha Rugova.

Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, tha se kjo ditë është e veçantë në Kosovë sepse po marrin pjesë të gjitha organizat. Ai tregoi se Deklaratën për të Drejtat e Njeriut e kanë nënshkruar 40 organizata.

“Është një ditë e veçantë – 10 Dhjetori, si një ditë universale për të drejtat e njeriut. Është e veçantë kjo ditë në Kosovë sepse të gjitha organizatat joqeveritare po marrin pjesë, ku deklaratën e kanë nënshkru 40 organizata deri më tani dhe që janë pajtu që t’iu adresohemi institucioneve publike”.

“Misioni i kësaj deklarate është unifikimi rreth qëllimeve dhe të drejtave të lirive të njeriut dhe thirrja e institucioneve publike që me i respektu këto standarde në kushtetutën e vendit dhe në dokumentet kryesore”, tha Jashari.

Ndërsa, Drita Demolli, përfaqësusese në Organizatën për të Drejtat e Njeriut, tha se këto organizata mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe ajo tha se ky marsh shënon ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Jemi organizata që mbrojmë të drejtat dhe liritë e njeriut. Marshi shënon ditën e të drejtave dhe lirive të njeriut me mesazhin “Zgjohu për të drejtat e njeriut”, dhe po e përmbyllim sot në ditën 10 dhjetori. Kemi bërë një bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile, së bashku me Institucionin e Avokatit të Popullit”, tha Demolli.

DEKLARATA E PËRBASHKËT E AVOKATIT TË POPULLIT DHE E ORGANIZATAVE JOQEVERITARE TË KOSOVËS

Të ngjashme