Javën e ardhshme, borë dhe acar polar

Prishtinë | 01 Jan 2017 | 18:28 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që në pesë ditët e ardhshme, vendi të përfshihet nga reshje bore dhe temperatura polare që do të zbresin deri në -19 gradë celsius.

“Në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat nga pasditja e së martës parashihen të shoqërohen me reshje bore. Reshjet e kohëpaskohshme do të vazhdojnë për dy-tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Shtypja atmosferike e lartë, mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj, nga e mërkura do të zbresë nën vlerat e normales, me çka presim ndryshim te të gjithë parametrat meteorologjikë”.

Sipas njoftimit, erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezente nga e marta. “Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare, parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius”.

Gjatë kësaj periudhe (e hënë-e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 13m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme