Jep dorëheqje Sali Mekaj

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 14:08 | Nga

Kryetari i suspenduar i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu kanë deklaruar burime të Expressit nga brenda Këshillit Gjyqësor të Kosovës duke potencuar se ai ka hequr dorë edhe nga detyra e gjyqtarit.

Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja që nga momenti kur kanë nisur hetimet ndaj tij.

Sali Mekaj ka qenë i suspenduar nga KGJK-ja në momentin kur kanë nisur hetimet ndaj tij dhe suspendimi, sipas këtij institucioni, ishte në fuqi deri në një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës.

Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, një rast ku kishte shfrytëzuar autoritetin e tij për të ndërhyrë në një proces me fajde.

Procesi gjyqësor ndaj tij ka nisur dje, derisa gjyqtari Shasivar Hoti, me një vendim, një ndër të parët e llojit të tillë, e ka mbyllur për publikun krejt procesin gjyqësor ndaj tij, ende pa nisur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme