I jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit

Prishtinë | 10 Qer 2018 | 17:38 | Nga

I është dhënë pasditen e sotme lamtumira e fundit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit.
Njeriu që bëri shumë për sportin tonë, njeriu që shihet si më meritori që sot Kosova është e anëtarësuar në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit, UEFA e FIFA, është varrosur me nderime shtetërore në varrezat e Prishtinës.

Në ceremoninë e varrimit të Fadil Vokrrit janë mbledhur shumë qytetarë, ndërsa të pranishëm janë edhe zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit, personalitete të jetës publike të Kosovës, si dhe i gjithë komuniteti sportiv.

Me rastrin e vdekjes së Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë dje pas një ataku kardiak, në moshën 57-vjeçare, Presidenca e Kosovës e shpalli ditën e sotme ditë zie, me ç’rast u ulën në gjysmë shtize flamujt shtetërorë në të gjitha institucionet e shtetit, si në vend, ashtu edhe jashtë tij.

Gjithashtu, homazhe njeriut që e promovoi Kosovën në tërë botën përmes futbollit, iu dhanë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme