“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 100 familje skamnore në Prishtinë

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 16:13 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” përmes një aksioni ka ndihmuar 100 familje skamnorë në Prishtinë. Familjet që përfituan nga ky aksion janë përzgjedhur në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, konkretisht Zyra për Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka thënë për Ekonomia Online, se aksionet e kësaj shoqate për të ndihmuar familjet në nevojë nuk do të ndalen.

“Normal t’ia kthesh buzëqeshjen dikujt, t’ia lehtësosh sado pak situatën ndihesh mirë. Ka shumë familje vetëm muajin e fundit për këtë që po flasim janë mbi 1 000 familje. Aksionet tona nuk do të ndalen, ne jemi që gjashtë vite nëpër aksione, kësaj radhe ka qenë në bashkëpunim me Kuvendet Komunale dhe familjet i kanë përzgjedh ata. Mendojmë që ne nuk do të ndalemi deri sa të kemi forcë”, ka thënë ai.

“Ky aksion u mundësua falë donatorëve dhe bamirësve të cilët vazhdimisht po përkrahin aksionet tona në tërë vendin. Sot ndihmuan 100 familje me gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe po ashtu në ditën në vazhdim do të ndihmojmë edhe qindra familje tjera”, ka thënë Kastrati.

Familjet që përfituan nga ky aksion bamirës u shprehën të lumtur dhe falënderuan të gjithë ata që po kujdesën për të zbutur sado pak gjendjen e rënd me të cilën po ballafaqohen çdo ditë.

Të ngjashme