Joe Biden sot vjen në Kosovë

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 08:08 | Nga

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, sot pasdite zbret në Kosovë. Ndërsa, nesër ai do të ketë takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Kurse, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden, do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë, Joseph R. “Beau” Biden, III.

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, do të vizitojë edhe Serbinë, ku pritet të diskutojë çështjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çështja e tre shqiptaro-amerikanëve të vrarë 17 vjet më parë në Serbi, në rrethana të pasqaruara ende.

Familjarët e tre vëllezërve Bytyçi si dhe organizatat humanitare shpresojnë që vizita të nxisë autoritetet serbe që të ndërmarrin hapa konkrete për ndriçimin e kësaj vrasjeje.

Rreth sqarimit të vrasjes janë bërë premtime, por duket se mungesa e vullnetit politik ka penguar vënien e autorëve para drejtësisë.

Të ngjashme