Juncker: Vendet e Ballkanit Perëndimor t’i mbyllin mosmarrëveshjet, pastaj në BE

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 16:10 | Nga

Shkup, 13 mars – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker nxiti vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë me shpejtësi reformat në mënyre që të përshpejtojnë integrimin.

Në një seancë në Bruksel ku u diskutua mbi të ardhmen e Europës ai, ka bërë të qartë se vendet e rajonit nuk do t’i bashkohen unionit domosdoshmërish deri në vitin 2025.

Më parë sipas Juncker, vendet duhet patjetër t’i përmbushin kushtet, respektivisht t’i mbyllin çështjet e hapura me fqinjët.

Junker ka folur specifikisht për Serbinë dhe Malin e Zi duke i përcaktuar ato si vendet që kanë bërë progres të dukshëm dhe pritet që deri në vitin 2019 ato të zgjidhin mosmarrëveshjet duke shtuar kështu mundësitë për anëtarësim.

“Nuk po themi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025. Kjo është një datë treguese, një perspektivë për të motivuar vendet për të vazhduar reformat. Dhe, le të jemi të qartë; asnjë vend nuk mund të bashkohet me BE-në përpara se të zgjidhin mosmarrëveshjet dypalëshe”, tha Jean Claude Juncker, president i Parlamentit Evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme