Ka vdekur profesori Mujë Shala

Prishtinë | 14 Gus 2018 | 00:29 | Nga

Ka ndërruar jetë profesor doktor, Mujë Shala, i cili ka qenë ligjërues i rregullt i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë në Katedrën e Pediatrisë.

Shala ka botuar mbi 10 libra profesionalë dhe universitarë dhe mbi 100 punime shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare.

Shala gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte angazhuar në radhët e UÇK-së, në Spitalin Ushtarak në Zonën Operative të Drenicës, ku edhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile të asaj zone.

Në nderim të jetës dhe veprës së profesor Shalës nesër me fillim në orën 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë.

Muja ishte babai i Endrit Shalës, këshilltar i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj. Endrit Shala në faqen e tij në “Facebook” ka bërë me dije se varrimi i babait të tij do të bëhet të martën në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.

“Të nderuar miq, me pikëllim të thellë ju njoftoj se sot ndërroj jetë më i dashuri ynë, babai ynë, prof. dr. Mujë Shala. Ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i të ndjerit, babait tonë, bëhet nesër me datë 14.08.2018 e martë në ora: 17:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkruar Shala.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme