Kadri Veseli kujton masakrën e Srebrenicës

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 18:40 | Nga

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar masakrën e Srebrenicës.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se dita e kësaj masakre do të mbetet ditë kujtimi e e dhimbjes.

Shkrimi i Veselit në Facebook:

“Sot kujtojmë me dhimbje Srebrenicën, e cila, 22 vjet më parë, përjetoi masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ky gjenocid që tronditi botën mbetet dëshmi se sa e rrezikshme është ideologjia ekstreme nacionaliste. Këtë, populli i Kosovës e di më së miri, sepse ishte viktimë e këtij mentaliteti. Rajonit i duhet ruajtja dhe forcimi i paqes”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme