Katër aktivistët e Vetëvendosjes deklarohen të pafajshëm

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 13:43 | Nga

Ka nisur shqyrtimi kryesor ndaj katër aktivistëve të Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm që ka të bëj me sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Frashër Krasniqi dhe të akuzuarit tjerë Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha nuk kanë pranuar fajësinë për këtë vepër penale, raporton KTV.

Pas leximit të aktakuzës të gjithë janë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për këtë aktakuzë, ndërkohë janë duke dëshmuar dëshmitarët e prokurorisë në gjykimin ndaj tyre.

Gjyqtari ka vendosur ta mbyll seancën dhe dëshmia do të vazhdojë pa publik, kjo ka thënë se është bërë me kërkesë të dëshmitarëve.

Sipas prokurorisë, të pandehurit që nga mesi i korrikut kanë planifikuar sulmin ndaj Kuvendit me qëllim të frikësimit të përgjithshëm të popullatës në mënyrë që të pengohet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Të ngjashme