Katër të lënduar pas rrokullisjes së makinës në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 11:48 | Nga

Një veturë e markës Volkswagen është vetë aksidentuar të hënën pasdite në magjistralen Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar katër persona, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës18:30 një makinë e tipit Golf është rrokullisur dhe për pasojë lëndime kanë pësuar katër veta”.

“Vetura është aksidentuar”, ka thënë ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme