Kelmendi thotë se Qeveria do ta lufton informalitetitn

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 14:43 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti sot në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë, Jusuf Azemi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kelmendi ka informuar Azemin për angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa, në fushën e përmirësimit të gjendjes sociale në përgjithësi dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit të punës tek ekonomitë e vogla, por edhe në luftimin e informalitetit.

Gjatë takimit që zëvendëskryeministri Kelmendi ka pasur me asociacionet ekonomike, është arritur marrëveshja për fillimin e iniciativës për formalizmin e të punësuarve, e njëkohësisht palët janë dakorduar që pakoja e dytë fiskale të jetë në funksion të avancimit dhe zhvillimit ekonomik të bizneseve.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë, pasi ka uruar zëvendëskryeministrin Kelmendi për detyrën e re, shpalosi angazhimet e sindikatës lidhur me të drejtat e punëtorëve.

Më tej, kryetari Azemi, kërkoi angazhim të përbashkët në zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Ligji i Punës, por edhe fillimin e zbatimit të kontratës kolektive, si shtyllë bazë për përmirësimin e pozitës së punëtorëve.

17-11-2016-zvkm-01-2-2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme