Kërkohet trajtim i barabartë për komunitetin LGBTI

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 11:00 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale (CSGD) ka prezantuar raportin “Vështrim pas: Komuniteti LGBTI dhe të drejtat e tyre në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Riccardo Serri, Shef i Seksionit të Integrimit Politik, Ekonomik dhe Evropian, në Zyrën e BE-së, tha se Komuniteti LGBTI diskriminohet në shumë vende të botës.

“Ndjehemi shumë krenar për këtë raport që është mbështetur edhe nga ne. Diskriminimi është i përditshëm nëpër botë. Në vendet ku ligjet janë diskriminuese duhet të promovojnë barazi. Janë më shumë se 80 vende ku marrëdhëniet mes personave të gjinisë së njëjtë janë kriminalizuese. Kemi dëgjuar se ajo që po  ndodhë me kodin penal për te futur përmirësime, jemi të kënaqur që ka pasur propozime konkrete nga shoqëria civile. Nuk isha këtu për paradën por presidenti ishte aty dhe kjo është gjë e mirë. Është mirë që të implementohen ligjet e mira”, tha Serri.

Gjatë vitit 2017, organizata CSGD mori fonde operacionale nga Bashkimi Evropian në vlerën prej rreth 70 mijë euro.

Kurse Hilmi Jashari, Avokati i Popullit tha se Komuniteti LGBTI po diskriminohet dhe kjo paraqet shkelje të të drejtave themelore të njeriut.

“Ne kemi shumë shqetësime sa i përket respektimit të së drejtave të kësaj kategorie. Mangësia në sistemin ligjor na vështirëson punën. Nismat tona për harmonizim të legjislacionit shpresojmë që të merren parasysh nga institucionet. Ne kemi dërguar një vlerësim lidhur me trajtimin e pabarabartë ose homofobisë. Duhet të jetë një strategji konkrete për realizimin e secilit objektiv. Janë disa modele që i kemi propozu Qeverisë, sa i përket miratimit të strategjive. Me 31 mars do ti’ dërgojmë Kuvendit një raport për respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Jashari.

Sipas Habit Hajredinit, nga Zyra për Qeverisje të Mirë, kjo e fundit e vlerëson punën që është bërë në raport.

“Ne si Qeveri e vlerësojmë punën që është bërë në këtë raport, na ndihmon neve pjesa e rekomandimeve që janë dhënë. Ështe një aktivitet tepër i rëndësishëm sepse mbledhë akterë të ndryshëm. Viti 2017 ka qenë me sfida dhe progrese, sidomos në fushën e komunitetit LGBT-i. Qeveria e ka në funksion një mekanizëm për të drejtat e këtij komuniteti. Nuk është që drejtohet në mënyrë të drejt nga institucionet por bashkdrejtohet nga komuniteti. Në 2017 kemi pasur nisma të përbashkëta me OJQ-të të cilat përfaqësojnë këtë komunitet. Parada e krenarisë ka qenë një koordinim i mirë, ne kemi mobilizuar policinë dhe akterët tjerë të nevojshëm”, tha mes tjerash Hajredini.

Sipas tij ky institucion ka përgatitur kurrikulën për respektimin e të drejtave të njeriut sepse është parë e nevojshme që shërbuesit civil të marrin më shumë njohuri për këtë fushë.

Të ngjashme