Këshilltari i Isa Mustafës, Thaçi dhe djali i tij mbështesin Majlindën

Prishtinë | 07 Gus 2016 | 18:33 | Nga

Edhe qeveria e Republikës së Kosovës dhe zyrtarët më të lartë të saj – përfshirë edhe familjarë të tyre – janë të pranishëm në sallen ku po zhvillohen meçet e xhudos në Lojërat Olimpike të Rios.

Ata janë atje me qëllim përkrahjen e ekipit olimpik të Kosovës, e në veçanti xhudistën kosovare, protagoniste në kategorinë -52 kilogramë për femra, Majlinda Kelmendi, e cila ka kaluar tanimë në gjysmëfinale të garës.

Në përkrahje të Majlindës është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili me vete në Rio e ka marrë edhe djalin e tij, Endritin, transmeton Insajderi.

Këtë fakt e ka përcjellë tek publiku vetë presidenti, i cili ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shpreh mbështetjen e saj për olimpistën kosovare, Kelmendi, derisa shihet afër kryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

“Fitoret e Majlindës na bëjnë krenarë, prandaj asaj dhe tërë ekipit i dëshiroj shumë fat”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, në sallë është mësuar se ndodhet e këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme