Kështu duket Klinika Emergjente e rinovuar në QKUK (Video)

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Klinika Emergjente në QKUK tani duket tërësisht ndryshe.

Me një investim gjysmë milioni euro është rinovuar e gjitha.

Videon e ndryshimit e ka publikuar Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

Ai ka thënë se me rinovimin e kësaj klinike, tani qytetarët janë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekët e infermierët të lumtur me kushtet e reja të punës.

“Klinika Emergjente tani e transformuar! Kjo është Klinika Emergjente e rinovuar me një investim prej 500.000 euro. Qytetarë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekë e infermierë të lumtur me kushtet e reja të punës.”, ka shkruar Ismaili.

Klinika Emergjente tani e transformuar🏥🙌

Klinika Emergjente tani e transformuar! 🏥🙌Kjo është Klinika Emergjente e rinovuar me një investim prej 500.000 euro. Qytetarë të kënaqur me shërbimet e reja moderne dhe mjekë e infermierë të lumtur me kushtet e reja të punës. #Shpërndaje

Posted by Uran Ismaili on Thursday, 11 October 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme