Kështu reagoi Merkel kur pa atletet Adidas të Ramës

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 10:31 | Nga

Fotoreporterëve në Trieste nuk i ka shpëtuar habia e Angela Merkel kur pa Edi Ramën. Kancelarja gjermane u zgjat përtej foltores për të parë më mirë atletet e bardha të Edi Ramës, që duket se ia arriti qëllimit për të tërhequr vëmëndjen, megjithëse pa asnjë projekt.

Shakatë dhe humori për veshjen e Ramës ka vazhduar edhe më tej dhe Merkel nuk ia ndan sytë atleteve të bardha edhe në një moment të dytë.

Sipas gazetarëve italianë, kryeministri shqiptar u paraqit në takim me një palë “atlete tenisi”.

“Mes politikanëve pjesëmarrës në samit, zgjoi kuriozitet, kryeministri shqiptar, Edi Rama që sfiloi para rojeve të nderit i veshur me kostum dhe me një palë atlete tenisi të bardha” shkruajnë mediat e huaja.

Të ngjashme