Këta janë drejtorët e klinikave të QKUK-së me më së paku pasuri (Dokument)

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 15:39 | Nga

Drejtorët e Klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të detyruar sikurse zyrtarët e tjerë të shtetit që të publikojnë pasurinë e tyre.

Më poshtë mund t’i shihni drejtorët që kanë më së paku pasuri:

Dr. Basri Lenjani, drejtor i Shërbimit Emergjent, punon edhe si ligjërues në Kolegjet UBT dhe Rezonanca.

Ai paguhet me 10 mijë euro në vit nga QKUK-ja, 1200 nga Rezonanca dhe 3 mijë e 400 nga UBT-ja.

Lenjani vozitë veturë Fiat në vlerë 3500 euro, ndërsa ka para të gatshme në bankë 3400 euro.

Më poshtë mund të shihni edhe pasurinë e tij të patundshme:

Dr. Muharrem Avdiu, drejtor i Klinikës së Pediatrisë në QKUK.

Për këtë pozitë ai paguhet 850 euro në muaj. Avdiu vozitë veturë Opel në vlerë 3500 euro, ndërsa ka të kursyera në bankë 6 mijë euro, ndërsa ka kredi 5 mijë euro.

Më poshtë mund të shihni deklarimin e pasurisë së patundshme:

Dr. Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, paguhet me 1400 euro.

Para të kursyera në bankë nuk ka, ndërsa ka detyrim ndaj bankës me 5 mijë euro kredi.

Ai ka deklaruar një veturë Golf 5 si pasuri e përbashkët familjare.

Kjo është pasuria e tij e patudshme:

Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Dr. Rexhep Kasumaj, paguhet 817 euro në muaj.

Ai i ka të kursyera 570 euro para të gatshme në bankë, ndërsa është në kredi për 12 vite me 79 mijë euro.

Kasumaj nuk ka publikuar ndonjë të ardhur tjetër, ndërsa vozitë veturë në vlerë 4700 euro.

Kjo është pasuria e tij e patudshme:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme