KFOR-i çmonton një urë anësore në rrugën Leposaviq-Zveçan

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 12:42 | Nga

KFOR-i po kryen punët inxhinierike për të çmontuar urën dytësore Mabey Johnson (MBJ) që gjendet në rrugën Leposaviq-Zvecan mbi lumin Bistricë.

Procesi i çmontimit do të fillojë në mënyrë efektive më 29 maj dhe do të zgjasë për një javë.

Siç theksohet në një kumtesë të këtij misioni, përpjekjet e KFOR-it janë të sigurojë që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut lokal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme