KGjK po vlerëson gjyqtarët për nivelin e dënimeve të shqiptuara

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 08:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjyqtarët ka kohë që janë duke u kritikuar lidhur me dënimet e ulëta që po shqiptojnë sidomos rasteve të profilit të lartë të korrupsionit e të krimit të organizuar.

Mirëpo për këtë çështje, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) po bënë vlerësimin e gjyqtarëve për dënimet e shqiptuara.

Nehat Idrizi, kryesues i KGjK-së, bëri të ditur se vlerësimi i janë nënshtruar 1/3 e gjyqtarëve dhe shumë shpejt pritet që edhe pjesa tjetër të vlerësohen, raporton Ekonomia Online.

“Komisioni për verifikimin e performancës është aktivizuar në masë më të madhe kemi filluar vlerësime të performancës të gjyqtarëve në të gjitha niveleve, 1/3-ta e gjyqtarëve i janë nënshtruar këtij vlerësimi tash varësisht nga notimi pozitiv apo jo pozitiv në njëfarë mënyre që nuk ka kualitet atëherë ndaj tyre mund të inicohen procedura disiplinore e deri te shkarkimi”, tha Idrizi.

Idrizi ka bërë të ditur se ndonëse misioni i EULEX-it pritet që të përfundoj misionin në qershor, gjyqtarët kosovarë janë të gatshëm që të marrin përsipër punën e mbetur nga ky mision.

Madje Idrizi tha se shumica e lëndëve janë bartur tek gjyqtarët vendor dhe se kanë mbetur të barten vetëm edhe disa lëndë të “ndjeshme”.

“Në një farë mënyre po thuajse që të gjitha lëndët që i kanë pasur 118 lëndët nëse nuk gaboj këtë vit që i kanë dorëzuar këta gjyqtarët vendos ka filluar veç bartja e përgjegjësive të gjyqtarëve vendor. Gjyqtarët e EULEX-it aty-këtu ndonjë lëndë që ka mbet e natyrës më të rëndë më komplekse me kërkesë të tyre ne si KGjK ua përcjellim në kompetencë që të gjykohen”.

“Pjesa më e madhe që kanë pasur ata në procedurë gjegjësisht do t`i vendosin gjyqtarët vendor gjyqtarët vendos janë të aftë që i procedojnë çështje dhe të vendosin me to”.

Ai tha se varet nga institucionet që të vendosin a duhet të vazhdohet edhe më tutje misioni i EULEX, mirëpo sipas tij, është koha që ky mision të përmbyllet.

Numri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve dhe i stafit mbështetës kanë bërë që të ketë numër të madh të lëndëve të pazgjidhura, thotë Idrizi.

Të ngjashme