KIPRED prezanton hulumtimin në sektorin e sigurisë

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 08:49 | Nga

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) organizon një tryezë të rrumbullakët /”Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: 15 mars – 15 korrik 2016\”, në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e katërt të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës.

Numri i katërt i vëllimit të parë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës (OSSK) trajton në mënyrë analitike çështjet kyçe të sektorit të punëve të brendshme, të inteligjencës dhe të Forcave të Sigurisë, që e kanë mbizotëruar debatin publik dhe mbikëqyrjen parlamentare të këtyre sektorëve gjatë periudhës 15 mars – 15 korrik 2016.

Në një punim të veçantë të analizës së politikave publike, OSSK-ja trajton, po ashtu, edhe (mos) bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me INTERPOL-in, si dhe prezanton rezultatet e hulumtimit të opinionit publik lidhur me besimin sa i përket çështjeve të sigurisë, në institucionet përkatëse qeveritare dhe në krerët e tyre, si dhe në komisionet përkatëse parlamentare.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme