Kjo është stema e Katedrales “Nëna Terezë”

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 12:45 | Nga Albulena Avdiu

Ipeshkvia e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në të cilën ka dhënë detaje rreth ceremonisë së shugurimit të Katedrales dhe Shën Terezës.

Me këtë rast është zbardhur edhe stema e katedrales, për të cilën u tha se ka një kuptim të veçantë.

Katedralja brenda dy krahëve të shqiponjës simbolizon popullin dhe vendin ku ka lindur Nëna Terezë. Krahët janë me ngjyrë të bardhë që simbolizon atë që populli jonë jeton në paqe. Hapësira në mes të krahëve të shqiponjës janë përshkuar me ngjyrën e kuqe dhe të kaltër, shkruan Ekonomia Online.

Ngjyra e kuqe simbolizon tokën tonë të përgjakur dhe e katërta simbolizon veshjen e Nënës Terezë dhe forma ovale është përmasa botërore e Shën Terezës dhe forma vezore simbolizon vezën e shqiponjës e cila lind zogun që del nga ajo e cila me krahët e saj merr popullin tonë dhe e bënë bashkë me të gjithë popujt e botës.

Me shkrimin mbi krahët e shqiponjës ftohet populli ynë t’i luten kësaj nëne. Akrepat e orës simbolizojnë kohën kur do të shugurohet ajo.

Stema është punuar nga Lin Halimi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme