KLGI: Praktikat e bashkëpunimit sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 14:34 | Nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI, Besnik Tahiri, priti në takim përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nga seksioni politik/ekipi ekonomik, Miran Vatovec dhe Edon Kalludra.

Në fokus të diskutimit ishte zhvillimi rajonal, në funksion të kësaj u trajtuan edhe mundësitë që ofron kuadri ligjor i bashkëpunimit ndër-komunal.

Në këtë funksion, avancimi i praktikave të bashkëpunimit dhe fuqizimi i komponentës së koordinimit dhe përkrahjes nga niveli qendror dhe donatorët do të rriste ndjeshëm mundësitë e zhvillimit të qëndrueshëm.

Andaj, adresimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe koheziv nëpërmjet ligjit për zhvillim rajonal do të japë impakt pozitiv në funksion të adresimit të sfidave që prekin komunat.

Një qasje e integruar e planifikimit dhe zhvillimit do të ulte ndjeshëm copëzimin e politikave dhe financave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme